10:49 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Abazi akuzon Thaçin: Ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, përmes një postimi të bërë ka akuzuar presidentin Thaçi, për të cilin thoë se ka shpenzuar miliona euro për ta ndarë Kosovën.

Ai ndër të tjera thotë se me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnjë e Hercegovinës dhe izolimin e shqiptarëve.

Ky është postimi i plotë i tij:

Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet.

Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellë izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet.

Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale në Ëashington DC ja mundëson Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë.

Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnjë e Hercegovinës dhe izolimin e shqiptarëve.