18:31 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Abelard Tahiri: Vizita ime në SHBA nuk ndërlidhet me Gjykatën Speciale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se vizita e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ndërlidhet me vizitën e fundit në Kosovë të Jack Smith, Prokurorit të Specializuar për Gjykatën Speciale.

Këto deklarata ministri Tahiri i bëri në Info Magazine, derisa tha se ai ka udhëtuar për në SHBA ku temë kryesore ka pasur reformat në drejtësinë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

”Vizita ime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë e planifikuar kohë më parë dhe s’ka të bëjë asgjë në lidhje me vizitën e Jack Smith në Kosovë”.

”E kam theksuar edhe më herët që Republika e Kosovës është një shembull i mirë për ndërkombëtarët”.

”Sa i përket punës së prokurorisë dhe mandatit për ngritje të aktakuzave të Gjykatës Speciale, nuk ka qenë pjesë e bisedave mes meje edhe Jack Smith”.

”Ai ka qenë në vizitë fillestare dhe nuk ka pas diçka diskutime përtej asaj që kemi publikuar në komunikatë”.

”Nuk ka pas bisedë të tillë as gjatë vizitës time në SHBA kur u takova me Jeff Sessions, sepse Kosova ka premtuar se do t’i kryej obligimet e saj dhe gjithësesi që nuk ka qenë e nevojshme të bisedohet pëer këtë çështje”.

”Nuk është disktuar fare çështja e Gjykatës Speciale pasi kjo është nën mandatin e prokurorisë dhe ne qëndrojmë larg çështjeve politike”.