08:49 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbrëmje zhgënjyese për drejtorët e Barçës në ”Allianz Arena”

Drejtorët sportiv të Barcelonës, Pep Segura dhe Eric Abidal kanë udhëtuar në Mynih që ta shikojnë Frenkie de Jong në aksion për Ajaxin ndaj Bayern Munich.

Por, ata u zhgënjyen pasi që nuk e panë lojtarin në fushën e lojës, pasi mesfushori mungoi për shkak të një lëndimi muskulor.

De Jong nuk startoi nga minuta e parë për skuadrën e Eric ten Hag, transmeton IndeksOnline.

I riu i talentuar është objektiv i Barcelonës, teksa në verë, dy ofertat e katalunasve u refuzuan nga Ajaxi.

Drejtorët e Barcelonës megjithatë i shikuan De Ligt dhe Tagliafico, lojtarët tjerë të Ajaxit që klubit i interesojnë.

Skuadra holandeze impresionoi në barazimin, 1-1 në ”Allianz Arena”./IndeksOnline/