14:40 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

ABT sjell Audi RS3 Sportback me 464 kuajfuqi

Lufta e kuaj-fuqive nuk do të mbarojë kurrë për modifikuesit e makinave. Mercedes-AMG prezantoi së fundmi A45 të re, ndërsa tani Audi-ABT na sjell RS3 Sportback të modifikuar në një mënyrë që do të entuziasmojë admiruesit e shpejtësisë.

E pajisur me paketën ABT Power S, makina që shihni në foto është një Sportback me 464 kuaj fuqi dhe 540 Nm fuqi rrotulluese. Me fjalë të tjera, njësia TFSI është modifikuar për të shpërndarë 70 kuaj fuqi shtesë dhe 60 Nm fuqi rrotulluese më shumë se në modelin origjinal.

Modifikuesi gjerman nuk specifikon se për sa sekonda më pak makina arrin shpejtësinë 100 km/h, por është e mundur që makina e kryen këtë detyrë për më pak se 4 sekonda, duke marrë parasysh se RS3 Sportback i duhen 4.1 sekonda.

Për sa i përket shpejtësisë maksimale, një RS3 është i limituar nga fabrika me 250 km/h, por Audi është i lumtur të thyejë limitet dhe të mundësojë makinën të arrijë 280 km/h.

Por ka më tepër se kaq. Sportback nuk ka fituar vetëm muskujt, por edhe rrota të reja 19-inç të lyera me një bojë të zezë mat.

Si opsion shtesë për admiruesit e gomave më të mëdha, vijnë ato 20-inç për ti dhënë makinës më tepër prezencë.

Modifikuesi ABT sjell edhe përditësime të tjera, si amortizimi i makinës, frenat më të forta, dhe prekje të ndryshme në kabinën e mjetit.