21:36 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Adelina Tahiri tregon për raportet që ka me vajzën e bashkëshortit dhe prejardhje e tij

Adelina Tahiri ka qenë në krye të mediave rozë që nga martesa me Serjozha Markov.

Ajo prej kohësh është larguar nga muzika për të iu përkushtuar bashkëshortit dhe vajzës së tyre, shkruan IndeksOnline.

Por, avokati nga Maqedonia, para martesës më këngëtaren shqiptare, ka qenë edhe më parë i martuar nga e cila ka një vajzë.

Në një intervistë për emisionin Prive, Adelina ka treguar për raportet e mira që ka ajo dhe vajza 19 vjeçare e bashkëshortit.

“Burri im i ka gjitha të drejtat për vajzën e vet si çdo prind për vajzën e vet duhet ta dojë më së shumti në botë dhe unë jam iniciatore që kudo që shkojmë t’i blejmë dhurata, kemi respekt dhe marrëdhënie solide”, u shpreh Adelina.

Adelina në këtë intervistë ka deklaruar se është ndier keq kur të gjithë e kanë ofenduar për shkak që u martua me një person me kombësi maqedonase.

Ndërsa ajo ka sqaruar prejardhjen e tij.

“Burri im ka gjak shqiptari. Nuk është vërtetë që ai është serb. Ai është shtetas maqedonas por gjyshen e ka nga Korça” ka vazhduar tutje Adelina./IndeksOnline/