10:13 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Adem Mikullovci: Leze më shkove edhe ti..!

Pikëllimin pas vdekjes së aktores së njohur shqiptare Leze Qena, e ka shrehur edhe aktori Adem Mikullovci.

Ai njihet si një nga aktorët më të vjetër momentalisht dhe shumë të dashur nga publiku, shkruan Indeksonline.

Ademi dhe Lezja kanë luajtur së bashku në shumë projekte të përbashkëta.

Së fundmi ai ka kujtuar Lezen, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facbook:

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..
Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze-u mbyll.