19:00 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ademi shpërndau fanella dhe topa për klubet e Ligës së Dytë në regjionin e Pejës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga nënkrytari, Bakir Burri (njëherësh kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Pejës) dhe zv.sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti vizituan këtë regjion duke e vazhduar projektin për ndihmë ekipeve të Ligës së Dytë.

Me këtë rast presidenti Ademi i njoftojë përfaqësuesit e LRFP-së dhe të klubeve për projektet dhe rrjedhën e punëve në FFK.

Mikpritja gjatë kësaj vizite ishte shumë e ngrohtë, derisa presidenti Ademi kërkoi rregullësi dhe mbarëvajtje të garave në Ligën e Dytë.

Presidenti Ademi premtoi që kujdesi për klubet e kësaj lige (që presidenti e quan si ligë të futbollit popullor) nuk do të mungojë asnjëherë.

Image may contain: 2 people, people standing

Gjatë kësaj vizite presidenti Ademi ndau fanella dhe topa për 4 klubet e këtij regjioni: Deçanin, Lugun e Baranit, Beharin dhe Dardaninë./IndeksOnline/

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing

Temat: