10:38 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Adnan Hyseni shpërthen në lot, kjo është pritja që ia bënë në palestër (Foto)

Adnan Hyseni, trajneri i Besës është rikthyer në stolin e këtyre të fundit.

Hyseni para disa muajve kishte probleme shëndetësore, me që rast u deshtë të largohej nga Kosova për shërim në Gjermani.

Ai vuante nga një infektim dhe dëmtim serioz të mëlçisë. Por, me ndihmën e të gjithëve, Adnani arriti që ta mposhte këtë sëmundje dhe iu rikthye palestrës.

Hyseni ishte i pranishëm në ndeshjen Besa – Liburn, të cilët ia bën një pritje emocionuese./IndeksOnline/