14:28 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Adriana Matoshi me fjalë emocionuese uron të bijën për ditëlindje (Foto)

Një nga aktoret më të suksesshme dhe më të komentuara shqiptare është edhe Adriana Matoshi.

E njohur për publikun si Sasa në serialin ‘O Sa Mirë’, Adriana krahas sukseseve në karrierën artistike, shpesh ka treguar se është edhe një nënë e përkushtuar, shkruan Indeksonline.

Në ditëlindjen e vajzës së saj të madhe Kaonës, aktorja ka zgjedhur fjalët më emocionuese të një nënë për ta uruar atë.

Ky është urimi i saj:
S’kam fjale me pershkru dashnine per ty!
Shkelqefsh ton jeten ylli jem,paç shnet harmoni dashni e shume suksese ne jete!
18-100 kofsh shembulli ma i mire per njerezimin!
Gezuar.