10:40 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Adrola Dushi koment të ëmbël në fotografinë e ish-bashkëshortit

Një nga lajmet që bën bujë mediatike, ishte ndarja e ish-missit shqiptar Adrola Dushi nga bashkëshorti i saj, Adisi.

Derisa askush nuk e priste ndarjen e tyre, ata u divorcuan, ndërsa thuhet se ishte distanca e madhe, ajo që ftohu lidhjen e tyre, pasi që Adrola Dushi nisi karrierën e saj si modele në Amerikë, shkruan Indeksonline.

Por, ish- çifti harrojnë ‘zënkat’ kur bëhet fjalë tek djali i tyre, Troi. Madje ata e ndjekin edhe njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ku Adisi ka postuar një fotografi të ëmbël ku shfaq tatuazhin në dorën e tij dedikuar djalit të tij, por nuk ka hezituar as komenti i bukuroshes

“Zot, sa e bukur”, ka shkruar ajo.

Ky koment ka bërë shumë kënd të mendojë nëse ata do të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit./Indeksonline/