Aeroplani i Dortmundit ishte pranë rrëzimit, heroi është piloti
Udhëtimi i Borusia Dortmundit drejt kryeqytetit spanjoll, Madridit nuk ka shkuar shumë mirë. Para ndeshjes kundër Atletikos, ka pasur të “dridhura” nga lojtarët, për shkak të një incidenti.
Kur ishte gati të ulej, në orën 13:00, piloti i avionit të skuadrës gjermane pa që në pistë ishte një avion tjetër dhe për të shmangur përplasjen, çka do të ishte tragjike, vendosi të ngrihet me urgjencë në ajër, duke fluturuar edhe gjysmë ore rreth Madridit.
Në orën 1:29, afërsisht gjysmë ore me vonesë, avioni i Borusia Dortmundit është ulur i sigurt në kryeqytetin spanjoll. Këtë herë me një pistë të lirë.
Trajneri i Dortmundit, Mikael Zork tha se ky udhëtim drejt Madridit ka qenë shumë i pazakontë për të dhe futbollistët e tij. 56-vjeçari u shpreh: “Ne kemi përjetuar më keq, por natyrisht, një gjë e tillë nuk është kurrë e bukur”.
Ndërsa faqja zyrtare e klubit të Dortmundi në “Twitter”, shkroi: “Shëndoshë e mire!”.