Vlera e futbollistët të Dortmundit që u rritë për 806%
Vlera e anësorit të Anglisë, Jadon Sancho është rritur për një përqindje prej 806% në 79.44 milionë funte në tre muajt e fundit.
Këtë e ka konfirmuar CIES, institut që llogaritë vlerat e futbollistëve.
Sancho, i cili debutoi për Anglinë në tetor, iu bashkua Dortmundit për 10 milionë funte në vitin 2017, kishte një vlerë prej 8.77 milionë funte në shtator.
Ai ka shënuar 6 gola në 21 paraqitje për Dortmundin këtë sezon, transmeton IndeksOnline.
Derisa, vlera e skocezit të Liverpoolit, Andrew Robertson është rritur nga 28.92 milionë funte në 72.12 milionë funte.
Ndërkaq, vlera e Richarlison të Everton që u transferua për 50 milionë funte nga Watford, është rritur në 68.96 milionë funte.
21-vjeçari debutoi për Brazilin në shtator dhe ka shënuar 3 gola në 6 paraqitje.
CIES i konsideron variablat duke përfshirë moshën, kontratën, pozicionin dhe kampionatin ku luajnë futbollistët para se t’ua llogaritë vlerën./IndeksOnline/