Dënim i merituar për njeriun, i cili hodhi bombë në autobusin e Dortmundit
Autori, i cili hodhi bombë në autobusin e Borussia Dortmundit në vitin 2017 është dënuar me 14 vite burg për tentim vrasje.
Sergei Wenergold, një gjerman me origjinë ruse, ka fshehur një pako me bomba, të cilat i futi në autobus para ndeshjes çerekfinale të Champions League.
Shpërthimi, nga i cili mbetën dy persona të lënduar, fillimisht ishte trajtuar si sulm terrorist, transmeton IndeksOnline.
Por, Wenergold i mohoi akuzat, duke thënë se nuk kishte për qëllim ta lëndonte askënd.
Mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra dhe një zyrtar policor kishin mbetur të lënduar nga sulmi në fjalë.
Wenergold u dënua me 28 akuza për vrasje në tentativë./IndeksOnline/