12:03 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / B O

Aeroporti i Stambollit i pari në Evropë me mesataren e fluturimeve ditore

Sipas raportit të fluturimeve të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (EUROCONTROL) i cili përfshin periudhën 3-9 nëntor, aeroporti i Stambollit renditet në vendin e parë në mesin e aeroporteve më intensive në Evropë.

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil thuhet se në periudhën 3-9 nëntor, aeroporti i Stambollit ishte aeroporti më i intensiv në Evropë me një mesatare prej 1.232 fluturime ditore.

“Turkish Airlines (Türk Hava Yolları-THY) është renditur i dyti në mesin e kompanive ajrore duke realizuar mesatarisht mbi 1.248 fluturime në ditë”, thuhet në deklaratë.

Sipas raportit të fluturimeve të EUROCONTROL-it, pas aeroportit të Stambollit, i dyti është renditur aeroporti “London Heathrow” me 1.157 fluturime mesatarisht në ditë ndërsa aeroporti “Paris Charles de Gaulle” i treti me një mesatare prej 1.147 fluturimesh në ditë. /IndeksOnline/