09:21 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Afërdita Dreshaj fejohet larg familjes, por ata përsëri i dërgojnë dhuratë në Pragë (Foto)

Këngëtarja dhe modelja, Afërdita Dreshaj para pak ditësh u fejua me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Ajo kurorzoi dashurinë e saj me fejesë pas propozimit të Kindl në një mbramje shumë romantike në qytetin e bukur të Pragës.

Këto imazhe u publikuan nga vet Afërdita menjëherë pas fejesës, megjithatë ajo është fejuar largë familjes por ata nuk kanë harruar ti bëjnë asaj një dhuratë.

Këtë dhuratë Afërdita e ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” ku shohim një buqet të madhe përplotë me lule.

“Faleminderit për mamanë, vëllain dhe motrën për këta trendafila të bukur” kishte shkruar Dreshaj në fotografi./Indeksonline/