Afërdita Dreshaj ndjen mungesën e bashkëshortit, e shpreh në këtë mënyrë
Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Afërdita Dreshaj është mjaftë e përfolur për jetën e saj.
Ajo në qershor të këtij viti i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me hokeistin çek, Jakub Kindl, shkruan Indeksonline.
Duke qenë të dy me karriera të suksesshme, ata shpesh herë janë larg njëri-tjetrit dhe për këtë shkak Afërdita ka ndjerë mungesën e partnerit të saj.
Në një imazh që Afërdita solli, modelja dhe këngëtarja shihet në përqafim të tij.
“Më mungon gjysma ime” ka shkruar Afërdita në imazh./IndeksOnline/