13:49 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Afrim Tovërlani i prezanton tri “goditjet” e verës te Ferizaji

Skuadra e Ferizajit i ka prezantuar tri blerje për një ditë. Afrim Tovërlani është shfaqur në fotografi me tri “goditjet” e skuadrës së tij.

“Kemi kënaqësin të ju njoftojmë se skuadra jonë sot ka arritur marrëveshje me super sulmuesin, Florim Berbatovci, dhe mesfushorët, Granit Jashari dhe Fuad Karabegu.

Berbatovci që eshtë paraqitur në disa skuadra të superligës, eshtë një nga sulmuesit më të mirë në futbollin vendor. Gjithashtu edhe Karabegu(KF Gjilan)dhe Granit Jashari(Prishtine) janë mesfushorë me cilësi të larta, dhe pritët të na ndihmojnë në objektivat e klubit.

Këto janë vetëm transferimet e para pasi në ditët në vazhdim do të ketë edhe disa përforcime tjera, për të cilat do të informoheni në faqen zyrtare të klubit” thuhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/