22:33 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Age Hareide: Kosova do ta mposhtë Bullgarinë, do të jetë surprizë edhe për Anglinë

Trajneri norvegjez Age Hareide, ka thënë se është i impresionuar me ndeshjen e zhvilluar midis Kosovës dhe Danimarkës.

Ai këto komente i bëri gjatë një konference të mbajtur për media pas ndeshjes që përfundoi me rezultat 2-2.

“Ka qenë një ndeshje e mirë. Kosova ka luajtur shumë mirë. Ne kemi pasur presion shumë të madh pasi që kemi pranuar dy gola nga skuadra kundërshtare”.

“Ballkani dhe të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë kanë skuadra shumë të mira”.

“Kosova ka talent të shumtë të futbollit, Unë këtë e dijë shumë mirë pasi që jam norvegjez dhe njoh disa kosovarë të cilët kanë qenë dhe janë pjesë e klubeve norvegjeze”.

“Unë mendoj se Kosova në ndeshjen e radhës do ta mposhtë Bullgarinë dhe do të jetë një surprizë edhe për Anglinë”.

“Më duhet ta them se fillimisht nuk kanë luajtur të gjithë lojtarët standard të reprezentacionit. Kjo për shkak se i kemi lënë disa lojtarë për të pushuar për ndeshjen që do të luhet kundër Zvicrës”.

“E mira e kësaj ndeshje ka qenë që kemi shënuar dy gola dhe nuk kemi lejuar që të mposhtemi”.