75 Mall Live Search
22:59 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Agjenti i Hysajt zbulon se si Sarri dështoi ta transferojë mbrojtësin shqiptar

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ishte në listën e dëshirave të Chelseat në afatin kalimtar veror.

Megjithatë, largimi i tij nuk u pritë mirë nga drejtuesit e Napolit, kështu që drejtuesit e klubit italian ia pamundësuan këtë transferim.

Gjithë këtë e ka zbuluar agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, i cili tani ka zbuluar se klienti i tij është pranë kontratës së re me Napolin.

Chelsea news: Agent reveals why Maurizio Sarri failed to seal summer transfer deal

Hysaj tashmë konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A, dhe agjenti i tij thotë Sarri nuk kishte gjasa për transferimin e tij.

”Ne ishim duke folur me Napolin për rinovimin e kontratës së Hysajt në afatin kalimtar veror”, tha Giuffredi për Radio Kiss Kiss.

”Më pas erdhi interesimi i Sarrit, por kjo nuk ishte në radhë për t’u kompletuar”.

Chelsea news: Agent reveals why Maurizio Sarri failed to seal summer transfer deal

”Ia kemi shprehur klubit dëshirën tonë dhe mbesim ta shohim vendimin e tyre”./IndeksOnline/