Tifozët e Juves tallen me Hysajn pas reagimeve të fundit nga mbrojtësi shqiptar
Pas transferimit të Cristiano Ronaldos në verë, Juventusi i ka fituar tetë ndeshjet e para në Serie A këtë sezon.
Juventusi madje është përballur edhe me rivalin për titull, Napoli, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat, 3-1.
Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënojë në këtë ndeshje, megjithatë u shqua për një paraqitje të mirë ndaj Napolitanëve, transmeton IndeksOnline.
Së fundmi, në një prononcim për Radio Kiss Kiss, mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ka thënë se është i lumtur që nuk e lejoi Ronaldon të shënojë në atë ndeshje.
Hysaj: “Ronaldo never scored against me.”
• Missed the ball
• Got bullied by RonaldoIN LESS THAN 10 SECONDS! pic.twitter.com/C48413F1gR
— JUVENTUS BELGIUM (@JuventusBelgium) October 18, 2018
Megjithatë, pas kësaj, një faqe e Juventusit (jo zyrtare) në Twitter është tallur me Hysajn, duke publikuar një moment të ndeshjes në fjalë, ku Ronaldo e shmangi fare lehtë reprezentuesin shqiptar në një aksion.
Përndryshe, Hysaj ka thënë se gara për titull në Serie A nuk ka mbaruar ende pavarsisht formës impresive së skuadrës së Maxi Allegrit./IndeksOnline/