20:33 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Agjenti i Ronaldos jep sinjale largimi: Nëse kjo ndodhë, ai do të shkoj te një klub i madh!

Cristiano Ronaldo shumë lehtë mund të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Ylli portugez është në bisedime me kampionin e Serie A, Juventus, shkruan IndeksOnline.

Për një transferim të mundshëm të Ronaldos në Itali, ka folur agjenti i tij, Jorge Mendes.

Ai thotë se nëse Ronaldo vendos të largohet do të shkoj te një klub i madh.

“Nëse Ronaldo largohet nga Real Madridi, ai do të jetë mirënjohës për klubin, presidentin dhe tifozët e Realit. Nëse do të ndodhë, ai do të shkoj te një klub i madh për ta vazhduar karrierën e tij”, ka thënë Mendez.

Thuhet se Ronaldo është pajtuar për pagën vjetore 30 milionëshe. Në anën tjetër Reali do t’i fitoj plotë 100 milionë euro./IndeksOnline/