17:16 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / A. M.

Agron Demi, Zafir Berishës: Pajtohem me ty, me snajper nuk mundesh t’i ndalësh sulmet kibernetike!

Analisti, Agron Demi i është kundërpërgjigjur zv/ministrit të Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, rreth çështjes së sigurisë të sistemit kibernetik në Kosovë.

Sipas tij, mbrojtja e parave në vendin tonë bëhet duke ndërtu sistem i cili nuk ta lejon me i hap katër llogari fiktive në sistemin e menaxhimit financiar.

“Nje sulm septik nga koordinatori kibernetik. Megjithate, qysh jemi mësu me gjuhën fyese nëpër studio televizive, kjo e Zafës pom duket gjuhë akademike. Thonë, gjithçka i duket gozhdë atij që e ka çekiqin në dorë. Zafa e ka snajperin edhe gjithçka sillet rreth tij.

Ministria Bajrami e pranoi sot se ishte sulm kibernetik. Sulmet kibernetike nuk vijnë veq prej Rusisë, por edhe brenda nga hajnat e shtëpisë. Por po pajtohem, me snajper nuk mundesh me i ndalë sulmet kibernetike. As duke kujdestaru në kohë të drekës. Por duke ndërtu sistem i cili nuk ta lejon me i hap katër llogari fiktive në sistemin e menaxhimit financiar”, ka shkruar ai. /Indeksonline/