08:49 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Aguero: Dikur kishte mundësi, tani është e pamundur të luaj me Messin

Sulmuesi i kombëtares së Argjentinës, Sergio Aguero, është rikthyer nga lëndimi duke u trajnuar me bashkëkombasit e tij, pasi një lëndimi që kishte në gjurin e majtë.

“Pas pesë vitesh gjuri ndihet si i ri, gjithmonë kam pasur probleme dhe gjithmonë kam pasur një mbingarkesë në quadriceps dhe në gluteus… por tani është një lehtësim” tha Kun.

Ndeshja e tij e fundit ishte më 10 prill, kur ai u paraqit në ndeshjën e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Së fundi, Aguero foli për mundësinë e të luajturit së bashku me Lionel Messin në një skuadër.

“Unë mendoj se është e pamundur, më parë kishte mundësi, por tani kemi një moshë në të cilën secili po shkojmë drejt fundit të karrierës në klubet tona” , deklaroi Aguero. /IndeksOnline/

Temat: