10:37 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ah, Adnan!

Shkruan: Albatrit Matoshi

Personalisht e kam mbrojtë Adnan Januzajn kur shumë shqiptarë të mirë, të zanun në kurthin e emocioneve, e kanë gjyku për zgjedhjet e tij. Dy here. Edhe kur nuk vendosi me ardhë me lujtë për Shqipërinë edhe kur nuk e zgjodhi Kosovën.

Por kjo foto sot po ma thyen zemrën për një arsye të vetme.

Adnani ka qenë fëmijë. Nuk i ka kuptu shumë sene.

Adnani që tash u rritë po e merr vesh se çka domethanë me qenë i lidhun me gjakë e kulturë për një vendi.

Çka domethanë me qenë hero i një vendi e jo vetëm një talent i radhës?!

Çka domethanë një shtet me folë për ty!

Këtë tash do t’ia mësoj çdo ditë historia jonë.

Këtë po get po ja mëson edhe kombëtarja e Kosovës, Rashica, Zeneli, Kololli etj.

E, kjo është diçka që është dashtë me ja msu baba. Adnani prapë s’ka faj. Ai ka qenë djalë shembullor edhe e ka dëgju babën.

Veç, sot, në këtë kombëtare yjesh që po krijon Kosova, jam 100% i bindur se Adnan Januzaj kish me pas dëshirë me ja thirr emrin 30 mijë dardanë në “Fadil Vokrri” ma shumë sesa në Bruksel.

“Celina deri Zeneli, Zeneli harkon për Muriqin i cili e kthen mbrapa deri te Rashica. Pranim i mirë i Rashicës që e shtyen përpara për Januzajn. (Vetëm dëgjoni këta emra!!?). Januzaj kalon bukur nga e mjata, gjuan, goooooooooollll. 5 milionë shqiptarë në kambë. Kosova, Kosova, Kosova…!!)

Prandaj po më mërzitë kjo fotografi. Shancë e humbur jetësore për ty dhe për ne djalosh, që pavarësisht të gjithave të duam shumë!

Sidoqoftë, ashtu si unë, jam i bindur që gjithësecili shqiptarë është i lumtur me thanë që ju kemi të një gjuhe e të një gjaku!