11:00 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Ahmeti dhe drejtori i TIKA-s zotohen për bashkëpunime të reja

​Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është takuar me drejtorin e TIKA-s për Kosovë, Hasan Burak Ceran. Në këtë takim dypalësh u bisedua për projektet e përbashkëta për qytetarët e kryeqytetit.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të dërguar nga Komuna e Prishtinës, Ahmeti dhe Ceran së shpejti do të nënshkruajnë edhe një Memorandum Bashkëpunimi, ku ndër të tjerash parashihet restaurimi i Hamamit të qytetit, Xhamisë së Çarshisë, si dhe ndërtimi i qendrës për Autizëm dhe Down Syndrome.