13:01 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Ahmeti dhe Haradinaj bëjnë hapin e parë për zhbllokimin e komunikacionit në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin. Në këtë takim janë diskutuar disa çështje të rëndësishme për kryeqytetin ku fokusi ka qenë në gjetjen e një zgjidhje për komunikacionin e stërngarkuar në Prishtinë.

“Diskutuam për Pallatinë në Prishtinë. Na ka mbetur çështje procedurale që kjo çështje të përfundojë. Diskutuam me Haradinajn edhe për disa projekte madhore siç është gjetja e një zgjidhje për zhbllokimin e komunikacionit në Prishtinë. Unaza e qytetit në Prishtinë duhet të bëhet sa më shpejt. Njerëzit qe do të hyjnë në Prishtinë do ta kenë më të lehtë shmangien e turmave duke gjetur rrugë alternative.

Kërkuam ndihmë nga qeveria për financim si dhe nga partnerët ndërkombëtar për të filluar këtë projekt.

Poashtu, kërkova nga Haradinaj që të na lejohet hapësira e një salle koncertale për ndërtimin e pallatit të operës. Do të punojmë bashkë me qeverinë, minstrinë e Kulturës që të arrijmë këtë projekt të përbashkët” ka thënë Shpend Ahmeti./Indeksonline/