17:42 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Do të përqendrohemi në pastrimin dhe eliminimin e deponive ilegale

Në aksionin për pastrimin e ambientit në Prishtinë ka marrë pjesë edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Me këtë rast, Ahmeti ka thënë se do të përqendrohen në pastrimin dhe eliminimin e deponive ilegale, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Qindra qytetarë vullnetarë, të rinj e të moshuar, nxënës e studentë, ushtarë e policë, politikanë e pjesëtarë të shoqërisë civile, u bashkuan sot për ta pastruar Prishtinën në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.

Si Kryeqytet, përveç pastrimit të rrugëve, shesheve dhe parqeve, do të përqendrohemi në pastrimin dhe eliminimin e deponive ilegale.

Angazhimi i tillë i përbashkët për të mirën e përgjithshme, për ruajtjen e mjedisit, është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm për ta bërë Prishtinën qytet të pastër./Indeksonline/

 

Temat: