19:33 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Ahmeti në 20 vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit” kujton Luan Haradinajn e Ilir Konushevcin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar se 20 vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” shënon një nga datat më të lavdishme të betejave tona të mëdha.

Postiumi i Ahmetit në Facebook:

20 vjetori i Epopesë së Dukagjinit shënon një nga datat më të lavdishme të betejave tona të mëdha që mobilizoi një komb të tërë dhe bashkë me betejën e Prekazit, nisi rrugën e pakthim të ngadhnjimit.

Sot, në vecanti kujtoj edhe flamurtarët e kësaj epopeje Luan Haradinaj, Ardian Krasniqi dhe Ilir Konushevci bashkë me të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit.