19:35 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Po shkojmë drejt kyçjes së 200 mijë banorëve në Termokos, mbi 20 milionë euro investime

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është duke i dyfishuar kapaciteti i kogjenerimit për të kyçur mbi 200 mijë banorë në Termokos, në 5-10 vitet e ardhshme.

Sipas tij në këtë mënyrë i bie të kyçen shumica e banorëve të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

I pari i Prishtinës tutje ka shtuar se mbi 20 milionë euro do të kushtojnë investimet në KEK dhe Termokos për të rritur kapacitetin.

Postimi i plotë:

Po shkojme drejt dyfishimit te kapaciteteve të kogjenerimit për tu kyçur mbi 200 mijë banorë në Termokos në 5 – 10 vitet e ardhshme – që i bjen shumica e Prishtinës. Mbi 20 milion euro do të kushtojnë investimet në KEK dhe Termokos për ta rritur kapacitetin. BE ka siguruar tashmë rreth 13 milion.

Kur ja shtojmë kësaj edhe 11 milion dollar nga SHBA-MCC për matësit individual e valvula po shkojme drejt zgjidhjes së madhe për ngrohjen në Prishtinë si dhe ndotjen e ajrit.