12:46 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Ahmeti shpërndan shujta të ngrohta për personat në nevojë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpërndarë sot shujta të ngrohta për personat në nevojë.

Në një publikim të komunës së Prishtinës, thuhet se ky projekt ka për qëllim rritjen e solidaritetit mes qytetarëve të Prishtinës, barazinë dhe mirëqenien, transmeton Indeksonline.

Kurse sonte në ora 18:00, Kuzhina Popullore do të jetë në shkollën ‘Xhemajl Mustafa’ në Dardani.

Postimi i plotë:

Shujta të ngrohta për personat në nevojë, është një nga zotimet e Shpend Ahmetit në fushatën e vitit 2017, i cili u realizua. Ky projekt ka për qëllim rritjen e solidaritet mes qytetarëve të Prishtinës, barazinë dhe mirëqenien.

Sonte në ora 18:00, Kuzhina Popullore do të jetë në shkollën “Xhemajl Mustafa” në Dardani, ku bashkë me shumë vullnetarë do t’iu shërbejmë ushqim atyre qytetarëve me kushte të rënda sociale.