14:36 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Sivjet përfundon restaurimi i Xhamisë së Çarshisë dhe Hamamit të qytetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se këtë vit do të bëhet restaurimi i dy objekteve të rëndësishme.

Ai ka postuar disa foto në Facebook ku shihen punëtorët gjatë punimeve, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i plotë:

Sivjet me Tika do të përfundojmë restaurimin e dy objekteve të rendësishme të Trashegimisë Kulturore në Prishtinë, Xhaminë e Çarshisë dhe Hamamin e qytetit.

Sot, drejtori i Kulturës Yll Rugova bashkë me ekspertët nga Turqia kanë vizituar Hamamin për të bërë vlerësimin fillestar për këtë projekt të rëndësishëm.

Hamami do të kthehet në hapësirë publike dhe për interes publik. /Indeksonline/

Temat: