22:52 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Super emocione në “Fadil Vokrri”, urime Kosovë!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët për fitoren e përfaqësues së Kosovës ndaj Maltës.

Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se sonte kishte super emocione në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline.

“Super emocione në Fadil Vokrri. Urime Kosovë! Falemnderit djema për këtë ndjenjë në kryeqytetin tonë!”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, Kosova mposhti Malten me rezultat prej 3:1 e vlefshme për Ligën e Kombeve./Indeksonline/