16:43 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti tregon a do të bëj PSD koalicion me PDK-në në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mohuar të ketë arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për koalicion në Komunën e Prishtinës.

Ahmeti në një postim në Twitter ka treguar si qëndron e vërteta në këtë raportim të mediave, transmeton Indeksonline.

“Sot lexova në ‘lajme’ që qenkemi para koalicionit me PDK në Prishtinë. Nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk kemi qenë dhe nuk jemi në kurfarë diskutimesh për këtë gjë. Është interesant të kuptohet se kush po i nis këto thashetheme”, ka deklaruar Ahmeti. /Indeksonline/