08:55 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aida Dërguti s’do të jetë pjesë e asnjë liste zgjedhore për deputete

Ish-deputetja e PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Aida Dërguti, ka bërë të ditur se nuk do të jetë në listën zgjedhore për deputete të asnjë partie.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë nuk do të marrë pjesë në lista zgjedhore të asnjë partie, por që do të votojë për kandidatët e PSD-së, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

Miq,

Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njohtoj se nuk do të jem pjesë e asnje liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së. 
Angazhimi im politik gjithmonë ka qenë në përputhje me bindjet e mia, pa i llogaritur rrethanat e vështira, si atëherë kur iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhepse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar. 
Kësaj radhe po i bashkohem sovranit!
Ju falemnderit të gjithëve që më keni mbështetur!

P.S.
Militantë të të gjithë krahëve, mos provoni të abuzoni me hapësirën e komenteve sepse kam zero tolerancë ndaj juve.