23:29 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ajri në Kosovë vazhdon të jetë shumë i ndotur, këta persona duhet pasur kujdes

Kosova vazhdon të ketë një ajër të ndotur.

Edhe sonte, sikurse dje Kosova hynë në nivelin e ajrit të pashëndetshëm.

Sipas matësit të Ambasadës së SHBA-së, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI)është në vlerën 190, shkruan Indekosonline.

Nga ky ajër duhet pasur kujdes të gjithë fëmijët dhe ata të cilët kanë probleme me frymëmarrje, të cilët duhet t’i ikin këtij ajri dhe sa më pak të frekuentojnë ambientet e jashtme./Indeksonline/