75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

AKI kërkon që pagat e tyre të jenë konfidenciale

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është shqyrtuar kërkesa e AKI lidhur me përjashtimin nga fushëveprimi i Projektligjit për Paga në Sektorin Publik.

Pas mbledhjes së mbyllur për media nënkryetarja e Komisionit Ganimete Musliu ka thënë se sot në këtë mbledhje u diskutua për  kërkesën e AKI-së për trajtimin e pozitave menaxheriale në lidhje me pagat.

Sipas saj  në te gjitha vendet e botës, pozitat në AKI  trajtohen më ligje të  veçanta  dhe nuk duhet të deshifrohen.

Sipas saj, pagat do të vendosen me diskutimin e buxhetit.

Musliu është pyetur edhe për gjendjen e sigurisë për të cilën tha se është e qetë .

“Pjesa veriore si komision parlamentar jemi të informuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri të lartë. Mos të lejojnë pa targa ne atë anë, ky problem na shqetëson. Pa targa mendoj se është një cenues i lirisë brenda, don kohë por do të bëhet mirë”, theksoi ajo.

Temat: