16:19 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / Gj. Sh

Akil Gjakova i sjell Kosovës medaljen e argjendtë nga Grand Slami i Abu Dhabit

Akil Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Xhudisti kosovar në finale është mposhtur nga garuesi nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov, në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan IndeksOnline.

Në xhiron e parë mposhti me Ippon, garuesin nga Bahamas, Andrew Munnings.

Në xhiron e dytë Gjakova mposhti me Wazaari dhe Ippon, finlandezin Valtteri Olin.

Garuesi ynë në xhiron e tretë mposhti me 3 dënime për Ippon, garuesin nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.

Akili në çerekfinale mposhti me dy Wazaari për Ippon, amerikanin Jack Yonezuka.

Në gjysëmfinale ai mposhti me Ippon, garuesin tjetër nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev./IndeksOnline/