75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / L A

Amorim zbarkon në Itali, nis zyrtarisht epokën e tij te Milani

Ruben Amorim po përgatitet për aventurën e tij të re në Itali.

Portugezi, mori drejtimin e Milanit ku zëvëndësoi Max Allegrin, pas shkarkimit të italianit për moskualifikim në Ligën e Kampionëve.

Amorim, sot udhëtoi në Milano për t’u prezantuar nga drejtuesit e skuadrës kuqezi dhe brenda këtyre javëve do të mbajë stërvitjen e tij të parë.

Amorim, kishte qenë së fundmi trajner i Manchester Unitedit por që u shkarkua në fillim të këtij viti./IndeksOnline/