15:59 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Akil Gjakova në finale, Distria për të bronztën, Nora eliminohet

Akil Gjakova siguron medalje në Grand Slamin e xhudos

Xhudistët tanë sigurojnë medaljen e parë në Grand Slamin e Parisit.

Akil Gjakova mposhti në gjysmëfinale Tsend Ochir të Mongolisë, në kategorinë -73 kg.

Gjakova triumfoi falë tri vërejtjeve që mori kundërshtari, dhe me këtë triumf u kualifikua në finale, ku do të garojë me Lasha Shavdatuashvilli.

Akili për të arritur deri në finale, iu deshtë të fitojë katër luftëra.

Për medalje, por të bronztën, do të luftojë edhe Distria Krasniqi në kategorinë -52 kg. Ajo deri këtu erdhi përmes repesazhit.

Ndërkohë, e pa fat u tregua Nora Gjakova që u ndalë në rrethin e dytë.