12:52 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Akil Gjakova nuk arrinë suksesin e qikave tona

Akil Gjakova nuk ka mundur të ndjekë rrugën e Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe Fjolla Kelmendit, për të fituar medalje në Grand Prix të Antalyas. Xhudisti ynë në kategorinë -73 kg, u mposhtë në çerekfinale nga koreani Changrim Ann, pas një lufte të pakompromisë.

Më pas, Akili u ndalë edhe në repesazh nga Mohamad Mohammadi i Iranit.

Paraprakisht, Akili kishte fituar dy luftëra ndaj Rysmambetovin (Kirgiz) dhe Khojazoda (Tagjikistan). Hyrja në mesin e tetë më të mirëve nga 36 garues, vlerësohet sukses.