19:50 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident i çuditshëm në Gjakovë

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur sot në qytetin e Gjakovës.

Sipas një qytetari, i cili në KALLXO.com ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, një shofer ka ndalur veturën e tij në korsinë për qarkullimin e veturave, e ka lënë derën hapur dhe në një moment vetura ka filluar të ecë vetë prapa.

Gjatë ecjes prapa, vetura ka goditur një veturë të Policisë “Toyota”, e cila ishte e parkuar në pjesën e caktuar për parking.

Nga fotografia shihet se veturës “Renault” i është dëmtuar dera të cilën shoferi e kishte lënë hapur.

Sipas qytetarit, rasti ka ndodhur në qendër të Gjakovës, përballë ndërtesës së Komunës, rreth orës 11:00.