18:37 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aksident i rëndë me dy plagosur në Fier, makina del nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier ku dy persona kanë mbetur të plagosur në autostradën Levan-Tepelenë pasditen e sotme.

Dy shtetas, burrë e grua, kanë humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë janë plagosur të dy dhe ndodhen në spitalin e Fierit për trajtimin e nevojshëm.

“Në datën 24.12.2017, ora 16:40, në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, shtetasi K.H, 70 vjeç, banues ne fshatin Varibop, Fier duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij që ndodhej në mjet shtetesja F.H, 65 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes. /albeu.com/

Temat: