11:09 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident me motoçikletë në Fushë Kosovë – Policia jep detaje

Foto ilustruese

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime trupore vozitësi i motoçikletës, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete  dhe një automjeti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti.  Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, tha Flora Ahmeti./Indeksonline/