17:08 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident mes kamionit dhe veturës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë [Foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas pamjeve që ka siguruar “Indeksonline” shihet se aksidenti ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë e tipit “Audi 80” dhe një kamion i tipit ‘Mauna’, shkruan Indeksonline.

Mësohet se nga  ky aksident fatmirësisht nuk ka persona të lënduar veçse dëme materiale.

Më poshtë shikoni fotot:

/Indeksonline/