Aksident në Çagllavicë, përfshihet motori i Wolt-it
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Çagllavicë, ku është përfshirë një motor i Wolt-it.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe njësitet e Policisë së Kosovës që kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po merren me rastin.
Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe as nëse ka persona të lënduar.
Indeksonline ju sjell pamje:

