07:34 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksident në Pejë, përfshihet vetura e policisë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pejës.

Aty është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Sipas pamjeve që një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, shihet që vetura e policisë është goditur me një veturë civile.

Ngjarja ka ndodhur në orën 23:30, kurse nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/

Temat: