12:36 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident në qendër të Prishtinës, autobusi del nga rruga (Video)

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, përkatësisht afër Institutit Albanologjik.

Bëhet fjalë për një autobus i cili ka dal nga rruga duke u futur në pjesën ndarëse midis dy korsive, kurse ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit.

“Indeksonline” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, prej të cilëve po presim informata më të hollësishme./Indeksonline/