16:10 / E Martë, 20 Korrik 2021 / k.v

Aksident në Shtime, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në Shtime.

Policia ka njoftuar se lëndime trupore ka pësuar  vozitësi i veturës pasi që i njëjti si pasojë e vozitjes së pa kujdesshme është vet-aksidentuar. 

I lënduari është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut./IndeksOnline/