09:18 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen disa vetura (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë ku janë përfshirë tri vetura.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Dardania” të kryeqytetit. Aksidenti ishte vetëm me dëme materiale.

Në fotografitë e mëposhtme shihet se tashmë Policia ka dalë në vendngjarje dhe se po merret me rastin.