20:13 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aksidentet me fatalitet, hoxha nga Prishtina i quan kriminel ata që po japin alkool!

Numri i aksidenteve të trafikut me pasoja fatale ka shënuar rritje të ndjeshme kohëve të fundit në Kosovë. Mirëpo, më së shumti shkaktar i këtyre aksidenteve tragjike po del të jetë ndikimi i alkoolit.

Së fundi në media ka bërë bujë të madhe një deklaratë e imamit nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, i cili ka thënë se ata që konsumojnë alkoolin, bën që e dehura e tyre të ndikojë që sjellja të jetë më e ulët se sa e shtazës.

Ndërsa, në mbrojtje të Latifajt, ka dalur sot edhe  një hoxhë nga Prishtina. Bëhet fjalë për, Rrahim Herticen. Ai thotë se deklarata e tij ka qenë e drejtë por të njëjtën e kanë keqinterpretu.

“…Vallahi nuk guxon njeri me krahasu shtazën me atë që konsumon alkoolin, me të vërtet shtaza kryen urdhrat e Zotit më mirë se ata që janë nën ndikim të alkoolit”, është shprehur Hoxha për “Indeksonline”.

Më tutje, hoxha sa i përket sigurisë në Kosovë, ka reaguar ashpër ndaj biznesve të cilët posedojnë alkool për qytetarët.

Madje, ai ka eskaluar duke i quajtur ata kriminel. Sipas tij, alkooli është njësojë sikur dikujt t’i ofrohet arma për ta vrarë njeriun.

‘Është vërtet shqetësuese situata e sigurisë në Kosovë, por ata të cilët në bizneset e tyre, nëpër lokalet po ua shesin alkoolin padyshim se këta janë kriminel po i quaj kshtu se pastaj si shkak i alkoolit po bëhen pjesëmarrës që të vihet deri te vdekja e njerzve në mënyrë shumë të dhimbshme nga aksidentet”, përfundon Hoxha.

Ndryshe,  deklarata shumë e përfolur e Hoxhë Latifajt rreth ndalimit të alkoolit në fenë islame, nxiti shumë reagime në vend. Megjithatë, ai potencoi se do të bën padi ndaj atyre që tentojnë ta diskriminojnë autoritetin e tij.

“Bëj thirrje të gjitha mediave që t’i ndalin linçimet kundër meje, për shkak se nuk jam i asaj natyre, përkundrazi, jam dorë e djathtë e interesit kombëtar shqiptar, si para luftës, gjatë dhe pas saj, me të gjitha aktivitetet e mia të bamirësisë, në frymën patriotike kombëtare dhe fetare. Prandaj, të merret fjalia, të deformohet dhe të nxirret nga konteksti, këtë nuk ia kam borxh askujt. Padinë do ta bëj tek Allahu, Allahu le të merret me ta, mirëpo kam obligim ta mbroj autoritetin dhe imazhin tim sepse është e drejtë e imja parësore. Ai i cili i thotë bukës bukë, ujit ujë dhe kupton shqip, ne ta dëgjojë me vëmendje hytben, sepse nuk ka askush ta ndjejë veten fajtor. Vërtetë veprimet e një të dehuri nuk i bën as shtaza”, kishte thënë Latifaj.

Vlen të theksojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur katër aksidente me pasoja fatale, në të cilat jetën kanë humbur gjashtë persona./Indeksonline/